​Smogu dëmton trurin, rrezikon
kush banon pranë rrugëve

​Smogu dëmton trurin, rrezikon<br />kush banon pranë rrugëve
Ajri i ndotur që thithim nuk ndalet në mushkëri. Kapaciteti i tij për të penetruar në organizëm është më i madh nga sa mendohej. Ekziston rreziku që grimcat e smogut që thithim çdo ditë bashkë me 10 mijë litra ajër të arrijnë deri në tru.
 
Banimi në zonat urbane, sipas një studimi amerikan të vitit të kaluar me 60-vjeçarët, e plak me një vit trurin. Sot, një tjetër kërkim, i publikuar në revistën mjekësore "Lancet" zbulon se smogu është i lidhur me rritjen e numrit të demencës.
 
Krahasuar me mesataren e popullsisë, kush jeton në më pak se 50 metra nga një arterie e madhe rrugore ka një rrezik 7 për qind më të madh. Kush jeton mes 5 e 100 metra rrezikon 4% më tepër. Ata që gjenden midis 100 e 200 metrave, rrezikojnë 2% më tepër. Deri në një rast demence ndër dhjetë midis atyre që banojnë pranë rrugëve me trafik të rënduar mund t'i atribuohet ndotjes, sipas llogaritjeve të kërkuesve në Public Health Ontario dhe të Institute for Clinical Evaluative Sciences.
 
Studimi ka shqyrtuar adresat dhe gjendjen shëndetësore të 6.5 milionë njerëzve të moshës nga 20 në 85 vjeç në Kanada, për një periudhë 10-vjeçare.
 
Shkaqet e kësaj lidhjeje nuk janë të qarta, nuk përjashtohet që dëmet në tru të vijnë edhe nga zhurma. Por studime të këtij lloji janë në rritje gjatë tre viteve të fundit dhe treguesit që ndotja i bën dëm organizmit jo vetëm në organet më të ekspozuar janë shtuar shumë për t'i injoruar.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike