​Sondazhi në Shqiptarja.com, 57%
votojnë: Opozita të kthehet në Kuvend

​Sondazhi në Shqiptarja.com, 57%<br />votojnë: Opozita të kthehet në Kuvend
TIRANË-Opozita duhet të kthehet në Kuvend për të votuar ngritjen e Komisioneve të Vettingut.

Ky është vullneti që lexuesit kanë shprehur me votën online në sondazhin në Shqiptarja.com me temën; Mendoni se opozita duhet të kthehet në Kuvend për të votuar ngritjen e komisioneve të Vettingut?

Sondazhi ka marrë mbi 5 mijë vota ku 57% janë shprehur se vendi i opozitës është Kuvendi dhe jo sheshi ku ndodhet aktualisht, ndërsa 31% mendojnë të kundërtën. Ka dhe një pjesë që shprehin se nuk e dinë më vendin që duhet të mbajë opozita lidhur me komisionet ad hoc të Vettingut që priten të votohen sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

Rezultati Sondazhit
 
PO            57.25%
JO             31.00%
NUK E DI  11.75%

Totali Votave 5216

Po sot, Shqiptarja.com ka hapur një tjetër sondazh me temën mbi Vettingun. Bllokimi i Vettingut a e kushtëzon çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE?. Kësaj pyetje mund t’i përgjigjeni me votë Këtu 

Megjithatë duhet pasur parasysh, se sondazhet online të Shqiptarja.com, nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit. Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë.

sondazhi shqiptarja
(d.b/Shqiptarja,.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)

Ditëlindja e veçantë e Rudina Hajdarit, feston me të bijën dhe partnerin e ri (VIDEO)