Do të rikthehen fuqishëm me stilin e veshjes, grimit, flokëve. Ky vit do të jetë viti i “Viteve ’80”. Për mirë apo për keq, femrat do hapin gardërobat e nënave të tyre dhe do të gjejnë veshjet që ato mbanin në rini. Ideja fillimisht u hodh nga Ishte Marc Jacobs i cili propozoi një festë në Brooklyn me kodin e veshjes, "Chic '80s."
Pjesëmarrësit u veshën fisk si në vitet 1980, duke mos lënë pas as grimin dhe flokët e rregulluar sipas tyre viteve. Gjithçka shkoi këndshëm. Por stilistët dhe ekspertët e modës shprehen se kjo do të vijojë më tej.
“Është një stil i këndshëm dhe i rehatshëm. Si femrat dhe meshkujt do e gjejnë veten mirë me funde mbi lartësinë e belit, të gjatë poshtë gjurit dhe të lirshëm duke i treguar tepër fine. Po kështu dhe meshkujt me pantallonat me brez lart, dhe këmisha e bluza që janë komode për zyra”, shkruan ‘Allure’.
(Moda sipas viteve '80)
(d.b/Shqiptarja.com)