Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat

Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat

Buzi Store

TIRANË- Prokuroria e Tiranës goditi një tjetër rast të evazionit fiskal, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për subjektin tregtar ‘Buzi Store’. Pas një hetimi disa mujor të nisur që në vitin 2024, organi i akuzës njofton se kanë zbuluar se ‘Buzi Store’ nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore. Në kërkim është shpallur administratori Oltion Buzi, i cili lëshonte fatura fiskale false.

Sipas Prokurorisë, Oltion Buzi përdorte një sistem të paligjshëm për lëshimin e faturave false tatimore, sistem kompjuterik i paautorizuar nga Tatimet në vend që operonte përmes një platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”. 

Gjatë shitjeve në bizneset e “Buzi Store” lëshohen faturave të falsifikuara dhe të pa fiskalizuara. Madje në hetimin e prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor , u zbulua se në disa kompania lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke kryer kështu evazion fiskal në vlera shumë të mëdha.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u ushtruan kontrolle në 8 pikat e ‘Buzi Store’, si edhe në një shoqëri fiskalizimi. Si provë materiale, u sekuestruan njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë bazuar në referimin e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, goditi një rast evazioni fiskal dhe shpalli në kërkim shtetasin Oltion Buzi pasi subjekti që administronte nuk deklaroi 3.7 milionë euro të ardhura.

Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’ si dhe u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për kontrollin e vendeve të ushtrimit të aktivitetit nga ky subjekt.

Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor", njoftoi Prokuroria e Tiranës më 14 janar 2025. 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agoni22: 14/01/2025 10:23

    Buzi Store apo sport? Spo e kuptojm!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Pres shumë nga vota e diasporës', Fatos Klosi: Në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë! Ka shefa partish, me Berishën dhe Ramën

'Pres shumë nga vota e diasporës', Fatos Klosi: Në Shqipëri nuk ka të majtë e të djathtë! Ka shefa partish, me Berishën dhe Ramën