​Stina e shalqinjve. Përfitimet
që kanë fëmijët nga ky frut

​Stina e shalqinjve. Përfitimet<br />që kanë fëmijët nga ky frut
Jemi në verë dhe një nga frutat më të shijshme dhe më të dobishme për fëmijët dhe të rriturit janë shalqinjtë.

Ky frut rritet me shumicë në vendin tonë dhe ka çmim të përballueshëm për këdo.

Por a e keni ditur se ky frut sjellë shumë dobi për fëmijët tuaj?

Më poshtë do t’ju rendisim disa arsye se pse duhet që fëmija juaj të kosumojë sa më shumë nga ky frut.

1.Siguron një dehidratim të mirë duke balancuar nivelin e ujit në organizëm.

2. Përforcon shëndetin e zemrës dhe ul rrezikun e shfaqjes së astmës.

3. Vitamina C që përmban ky frut forcon sistemin imunitar.

4. prania e vitaminës A tek ky frut ndihmon në shëndetin e syve, duke I mbrojtur nga sëmundjet .

5. Zhvillon kockat pasi përmban kalçium dhe magnez.

6. Ka sasi të konsiderueshmetë vitaminës B (B kompleks), që ndihmon në sistemin nervor, qelizat e kuqe të gjakut, rregullimin e karbohidrateve, etj.

7. Ndikon në tretje, pasi ka sasi të mëdha të fibrave.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë