​Studimi i fundit/ Një orë vrap në ditë
Ju zgjat 7 orë jetë, mos e humbisni

​Studimi i fundit/ Një orë vrap në ditë<br />Ju zgjat 7 orë jetë, mos e humbisni
Aktivitete fizike janë vërtetuar shkencërisht që ju ndihmojnë të jeni më të shëndetshëm dhe të keni një jetë të lumtur.

Vrapi ose ecja  janë nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë.

Këto dy aktivitete fizike ndikojnë dhe në jetëgjatësinë tuaj.

Një studim 15-vjeçar ka zbuluar se njerëzit që vrapojnë rregullisht janë 25-40 % më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë.

Studim i publikuar në revistën “Progress in Cardiovascular Diseases”, thekson se vrapi “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Ky studim 15 vjeçar na zbulon se përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë  e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë.

Ekspertët që kryen këtë studim shpresojnë që do t’i motivojnë njerëzit të nisin këtë aktivitet të rëndësishëm fizik për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

Shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë.

Autorët e studimit theksojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap, dhe jo nëse vraponi për orë të tëra në ditë, duke stërmunduar veten. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike