​Studimi i fundit. Pijet energjike janë
shumë të rrezikshme për zemrën 

​Studimi i fundit. Pijet energjike janë<br />shumë të rrezikshme për zemrën 
Konsumimi i pijeve energjike me kafeinë dhe me sheqer është më e rrezikshme sesa vetëm pijet me kafeinë.

Një studim që vëzhgoi një grup personash që konsumonin katër kanaçe pije energjie rezultoi me ndryshime jonormale në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës brenda dy orëve.

Ndikimi në zemër ishte dukshëm më i madh sesa konsumimi i një pije me përmbajtje të barabartë të kafeinës, por që nuk kishte sheqer ose substanca shtesë, thanë hulumtuesit.

Studiuesja, Dr Emily Fletcher, nga Qendra Mjekësore e Forcave Ajrore Amerikane në Travis të Kalifornisë, tha: "Ne vendosëm të studiojmë ndikimin e mundshëm të shëndetit të zemrës nga pijet energjike, pasi hulumtimet e mëparshme kanë treguar se 75 % e personelit ushtarak të bazës kanë konsumuar pije energjie.”

Ata gjetën 18 pjesëmarrës të rinj dhe i ndanë rastësisht në dy grupe.

Grupi i parë mori 946ml pije energjie, ndërsa grupit të dytë iu dha një pije kontrolli që përmban 320mg kafeinë, 40 ml lëng limoni dhe 140 ml shurup qershi në ujë të gazuar.

Hulumtuesit matën aktivitetin e zemrave të vullnetarëve nëpërmjet elektrokardiogramit dhe presionin e tyre të gjakut në fillim të studimit dhe në një, dy, katër, gjashtë dhe 24 orë pas konsumit të pijeve.

Ata zbuluan se kur krahasoheshin me grupin e kafeinës, ata që ishin në grupin e pijeve energjitike tregonin shenja të 'pushimit' të zemrës për 10 milisekonda shtesë midis rrahjeve.

"Nëse ky interval kohor, i cili matet në milisekonda, është ose shumë i shkurtër ose tepër i gjatë, mund të shkaktojë që zemra të mos punojë  normalisht. Aritmia që zbulohet mund të jetë kërcënuese për jetën", tha Dr Fletcher.

Ajo tha se disa medikamente rrisin këtë pauzë me 6 milisekonda dhe kanë paralajmërime për efektin në etiketat e produkteve - ndërsa pijet energjetike duket se kanë një ndikim më të madh dhe nuk kanë asgjë të shënuar në etiketat e tyre.

Redaksia Online
Er.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike