​Studimi, kujdes me ilaçet në verë

​Studimi, kujdes me ilaçet në verë
Studjuesit këshillojnë që ata persona të cilët marrin një sasi të lartë medikamentesh gjatë verës të përpiqen t'i rrallojnë. Një studim në SHBA këshillon të sëmurët, që të konsultohen me mjekët për uljen e sasive të ilaçeve, pasi në temperatura të larta mund të bëjnë reaksion.

Gjithashtu nëse pini shumë ilaçe atëherë rritet rreziku që ato të mos bëjnë efekt. Kjo pasi organet e trupit, në temperatura që i kalojnë 35-40 gradë, mund të mos jenë të afta të reagojnë ndaj shumë ilaçeve. Studjuesit këshillojnë edhe mjekët që të mos lëshojnë receta më shumë ilaçe, sidomos për të moshuarit, që mund të jetë shtresa që preket më shumë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane