Ka shkuar në më shumë se 120 persona të vdekur dhe 170 të plagosur bilanci i një sulmi kamikaz në një treg në Khan Beni Saad provincë rreth 30 kilometra larg Bagdatit në Irak.
Sulmi është marrë përsipër nga ISIS ndërsa ky atentat është më i përgjakshmi gjatë vitit të fundit në Irak ku vijojnë konfliktet fetare. Zona ku ndodhi shpërthimi ishte mbipopulluar pasi festohej dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit kur një kamion bombë i drejtuar nga një kamikaze ka shpërthyer në afërsi të tregut.
Moska zyrtare e ka dënuar këtë sulm terrorist ndërsa nga ana tjetër Kryeministrti britanik David Cameron ka thënë në një intervistë për NBC se Britania e Madhe do të ndihmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër “Kalifat” pra në luftën kundër ISIS.
Por, Cameron ka nënvizuar se për ta bërë një gjë të tillë i duhet edhe autorizim i Parlamentit i cili dy vjet më parë votoi kundër një sulmi të mundshëm në Siri.
/Shqiptarja.com