Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar disa detaje të reja mbi ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend.
Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit. Porosia ishte për vrasjen e djalit, por nuk e gjetën.
“Për Lulzim Mashën, porosinë për këtë rast, Nuredini ma ka dhënë në Kosovë, në Gjilan atje rrinte. Porosia fillimisht ishte për djalin e Lulzim Mashës, por nuk e gjetëm. Nuredini më tha se vajza e Lulzim Mashës kishte qenë e fejuar me një nga vëllezërit Dizdari dhe pas ndarjes, këta Mashat nuk i kishin kthyer disa para apo prona që Dizdarët kishin kaluar në emër të tyre.", tha ai.
Në seancë, Hoxhaj theksoi se armën për të vrarë Lulzim Mashën, ia dha 'sakati'. Hoxhaj shtoi se arma i ngeci Skerdi Tases, në momentin që do qëllonte Lulzim Mashën.
"Armën për ngjarjen na e dha “sakati”, Nuredini na lidhi me të, kjo arme u përdor, por i ngeci për dreq Skerdit atë ditë, unë kisha berë dhe prova 2 ditë para kisha qëlluar. Nuk po gjenim të birin dhe menduam të godisnim të atin që të vinte ky nga jashtë, kështu i bënim ne këto punë. Kur bëmë ngjarjen ndaj Lulzim Mashës, unë dëgjoja çdo gjë në radio, se kisha radio policie. Skerdi doli huq dhe i ngeci arma, në radio jepeshin përshkrimet e tij , me këtë bluzë kaq i gjatë etj.”, u shpreh Hoxhaj.
Lajmi në përditësim...
Komente










