FRANCË - Një person me kokë të prerë dhe i mbuluar nga banderola të shkruara në arabisht është gjetur në fabrikën e një kompania amerikane në juglindje të Francës, thotë policia franceze. Dy personat armatosur kanë hyrë në ndërtesën e fabrikës duke lënë dhe disa të tjerë të plagosur.
Prokurorët francezë thonë se, një seksion i anti-terrorit ka shkuar në vendngjarje për të hetuar mbi atë që përshkuhet si një sulm i organizuar.
Policia ka bërë të ditur se personi me kokë të prerë u gjet në ndërtesë me një flamur islamik me mbishkrim arabisht. Gazeta lokale “Le Dauphine” raporton se koka e prerë ishte e mbuluar me shkrim arabisht.
Vrasje makabër
Terroristët kanë pasur si qëllim të hedhin në erë të gjithë fabrikën pasi kanë kryer disa shpërthime të vogla por kanë dështuar ta realizojnë këtë qëllim.
Koka e prerë e personit të vrarë është gjetur 10 metra larg trupit.
Një 30-vjeçar i quajtur Yassine Salhi, baba i tre fëmijëve është arrestuar në vendngjarje. Ai punon prej vitit 2006 për forcat e sigurisë dhe ka deklaruar para policisë se është anëtar i ISIS.
Një person i dytë që ka lidhje me ngjarjen është arrestuar gjithashtu.
Disa nga dëshmitarët pretendojnë se koka e personit të vrarë mund të jetë shkëputur nga trupi nga shpërthimi i një bombe gazi.
Vrasja është makabër pasi më pas autori ka shkruar mesazhe islamike në kokën e tij dhe e ka varur në gardh.
/Shqiptarja.com