Faqja zyrtare në internet e Bashkisë së Tiranës është sulmuar sot nga hackera-t. Sulmi është ndërmarrë përsipër nga “RedAnons_AL”. Hackera-t kanë postuar një mesazh ku u bëhej thirrje qytetarëve që të mos shesin votën.
“Këtë radhë nuk do të merremi me asnjë politikan sepse po e shohim se problemi është diku tjetër. Ky është një mesazh për të gjithë ju, që jeni kaq shumë indiferente, moskokëçarës dhe servilë të disa njerëzve që i shihni si Zot. U drejtohemi të gjithë atyre që mendojnë se po fitojnë duke marrë 20, 30 apo 50 mijë lekë për atë votë. Nuk e dini se ju vetëm po shtoni shpenzimet tuaja në të ardhmen. Nuk e kuptoni se po shkatërroni një vend të tërë. Nuk shikoni larg, prandaj dhe ky vend është zhytur në një varfëri të tillë”,shkruhet në mesazhin e postuar në faqe.
Pasi ka qëndruar për disa orë i publikuar në faqen e Bashkisë Tiranë, administratorët e faqes kanë ndërhyrë duke nxjerr faqen jashtë funksioni.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com