​Tërbohet Immobile, Milan dorëzohet
ndaj Lazios, fiton edhe Fiorentina

​Tërbohet Immobile, Milan dorëzohet<br />ndaj Lazios, fiton edhe Fiorentina
Lazio rikthen Milanin me këmbë në tokë.
 
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Olimpico” dhe e nisur me një orë vonesë për shkak të motit të keq përfundon 4-1 për bardhekaltërit.
 
Përballë një Ciro Immobile të tërbuar me tre gola dhe një asis, Milani i bukur i muajit gusht fillon të behët një kujtim nostalgjik.
 
Kuqezinjtë thuajse nuk ekzistuan në fushë ndërsa Immobile ishte ai që shpërtheu me tre gola.
 
Dy i shënoi në pjesën e parë në minutat 38-të me penallti dhe 42.
 
Sapo nis pjesa e dytë është e njëjta muzikë dhe Immobile nuk ndalet.
 
Sulmuesi shënon edhe një tjetër gol duke kompletuar pokerin personal ndërsa jep edhe një asis tek goli i Luis Alberto.
 
Për skuadrën e Montellës golin e nderit e shënoi Montolivo.
 
Në ndeshjet e tjera të javës së 3-të Fiorentina gjen fitoren e parë duke mundur 5-0 Veronën në transfertë ndërsa fiton edhe Atalanta e Etrit Berishës 2-1 ndaj Sasuolos.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara