Misioni, ti mbulojmë ministres gjunjët se fustanin e kishte pak të shkurtër.

Ndodh në Tunizi ku ministrja e Rinisë e Sporteve, Majdouline Cherni pati një takim me një President të Klubit të automobilave dhe fotot i publikoi në rrjetin social Facebook.

Në sy ra fustani pak i shkurtër, pak mbi gju. Dhe fansat ndërhynë që t’ia ndreqin pak.

Me fotoshop ata kanë zgjedhur t’ia mbulojnë gjunjët ministres, por harrojnë një detaj. Ministrja reflektohej në tavolinën e pasqyrtë ku duken këmbët e saj. Ndërkohë fotoja me fotoshop është bërë hit në internet.

[gallery]19790[/gallery] 

(d.b/Shqiptarja.com)