​Tashmë do të ketë edhe një fshat
të vogël me emrin “Fshati Trump”

​Tashmë do të ketë edhe një fshat<br />të vogël me emrin “Fshati Trump”
Një fshat i varfër në Indi, ka vendosur të ndërrojë emrin dhe të vetquhet, Trump, për nder të presidentit amerikan Donald Trump.

Marora, një komunë e varfër dhe rurale e shtetit të Hariana  në veri të Indisë, pranë Nju Delhit, ndryshoi emrin në “Fshati Trump”, disa ditë para vizitës së kryeministrit indian Narendra Modi në SHBA.

Një poster gjigant që njofton “Mirëseerdhët në fshatin Trump”, i zbukuruar me një foto të miliarderit amerikan duke buzëqeshur, ndodhet në hyrje të fshatit që ka gjithsje rreth 20 shtëpi prej balte.

Megjithëse, ceremonia e ndryshimit të emrit u drejtua nga krerët e komunitetit dhe një OJQ indiane, emri “Trump” nuk ka asgjë zyrtare, nuk gjendet as në hartë dhe as në internet që mund të lokalizojë vendin.

fshati

fshat

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot