TIRANE-Disa media online kanë përdorur një foto të vjetër të Robert Ndrenikës në korridoret e spitalit duke dhënë lajmin e rremë se aktori i shquar Robert Ndrenika është shtruar në gjendje të rëndë në spital.

Shqiptarja.com e Report Tv kanë konfirmuar nga burimet më të aftërta se gjendja e aktorit nuk është e rënduar, por e përmirësuar.

Regjisori i shfaqjes Milto Kutali qe po zhvillon provat për premierën “Mendohu Xhakomino” të Pirandelos në shtëpi me aktorin për shfaqjen e datës 8 shkurt pohon se realisht aktori kaloi një gjendje gripale shumë të rënduar javën e kaluar, gjë që në rastin e një aktori krijon edhe probleme me zërin.

Kutali është shrehur se “Ndrenika ka kërkuar vetë që të bëjë provat në shtëpi dhe gjendja e tij po përmirësohet.

Gjithashtu edhe burime nga drejtoria e Teatrit të Metropolit pohojnë se “Aktori Robert Ndrenika është shume mirë me shëndet dhe nesër do të jetë në Teatrin e Metropolit për të zhvillaur provat për premierën “Mendohu Xhakomino".

ndrenika
(Foto e vjeter e Ndrenikes ne spital qe qarkulloi sot ne media)

(d.b/Shqiptarja.com)