BRITANI - Një gjykatë ka dënuar me 4 vite burg një rumun, i cili tentoi të kalojë klandestin në Britaninë e Madhe 13 klandestinë, 11 prej të cilëve shqiptarë dhe 2 indianë.
Liviu Sori Gherghina prej muajit mars kur është arrestuar ka qëndruar në paraburgim ndërsa tashmë gjykata Leëes Croën e ka shpallur fajtor për veprën penale të kalimit dhe trafikimit të paligjshëm të kufirit.
Oficerët britanikë gjatë kontrolleve kanë gjetur 11 shqiptarë të cilët rezultonin të fshehur pranë motorit, ndërsa disa të tjerë nën kabinën e shoferit.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar ministri i Emigracionit, James Brokenshire i cili tha: "Ne jemi të vendosur për të parandaluar kontrabandimin e njerëzve dhe për të çuar përpara drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit”.
"Kriminelët që kërkojnë të përfitojnë nga mjerimi i refugjatëve duke i mashtruar përkundrejt një shume parash do të përfundojnë të gjithë pas hekurave”- u shpreh drejtori asistent i zyrës së përmbarimit të emigrantëve, David Fairclough.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com