TIRANË - Drejtoria e Policisë së Tiranës ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në qark, duke bërë të ditur se aktualisht i pakalueshëm është vetëm një segment rrugor, ai Tiranë-Dajt. Sipas komunikatës, ky segment rrugor është i pakalueshëm edhe me zinxhirë.
 
Komunikata e Policisë mbi situatën e rrugëve, për shkak të motit:
- Segmenti rrugorë interurban Tiranë - Dajt, nga Trau i parkut të Dajtit dhe në vazhdim për rrugën lart, është i pakalueshëm edhe me zinxhir. Po punohet për hapjen e segmentit.
 
- Autostrada Tiranë - Durrës nuk ka probleme
 
- Segmenti rrugor interurban Tiranë - Ndroq - Durrës nuk ka probleme.
 
- Segmenti rrugor interurban Tiranë - Elbasan është i kalueshëm nga tuneli pa probleme, rruga e vjetër ka prezencë të pakët bore, por i kalueshëm pa zinxhir.
d.i./Shqiptarja.com