Tirana nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Qemal Stafa” ndaj Flamurtarit. Skuadra bardheblu zhgënjen përsëri, pas humbjes me Partizanin. Bardheblutë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar të parët me anë të Vucaj që në minutën e 2-të.
Tirana edhe pas golit dominon lojën, lojtarët e saj krijojnë aksione të tjera goli, por nuk arrijnë të finalizojnë me sukses. Nga ana tjetër skuadra vlonjate nuk u pajtua me humbjen dhe u tregua kërkuese, duke arritur të barazojë rezultatin në 45 minutat e dyta me anë të Tshakadze në 71′.
Pavarësisht presionit të Tiranës në minutat e fundit të ndeshjes ajo mbyllet me rezultatin e barabartë 1-1. Ky barazim e pozicionon Tiranën në vendin e pestë me 9 pikë, aq sa dhe Laçi, ndërsa Flamurtari mbetet në të 7-in me 8 pikë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com0
/Shqiptarja.com