Një vjedhje e çuditshme është shënuar në gjykatën e Apelit Administrativ në kryeqytet më 25 prill dhe një ditë më parë policia ka arrestuar autorin e dyshuar Roland Beqiraj.
600 euro dhe 4500 lekë është shuma që Beiqraj ka mundur të vjedhë pasi ka shfrytëzuar paraqitjen e tij si pjesë e stafit dhe ka arritur të deportojë në zyrën e sekretarisë gjyqësore.
Këtë shumë parash, ai ka mundur tu’a vjedhë tre sekretareve gjyqësore, përkatësisht shtetases V.Zydi, R.Akiaj dhe M.Miska.
Nga hetimet, ka rezultuar se ai ka futur duart në çantat e tre sekretareve dhe ka dalë pa u pikasur në momentin e vjedhjes.
Ndërkohë, të pyetura për shumën e madhe të parave në çantë, sekretaret janë përgjigjur se janë paratë e tyre, por policia ka nisur hetimet pasi dyshimeve të krijuara për ndonjë pagesë korruptive.
Redaksia Online
(m.b.shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA