​Tmerr, një luan për pak mbyt një
vajzë të vogël në ujë/Video

​Tmerr, një luan për pak mbyt një<br />vajzë të vogël në ujë/Video
Ky është momenti i tmerrshëm kur një luan deti rrëmben në ujë një vajzë të vogël dhe për pak e mbyt.

Incidenti i frikshëm ndodhi në Kanada, në “Steveston Fisherman's Wharf in Richmond B.C.”, teksa turistët po kënaqeshin me kafshët e detit në akuariume gjigande.

Turistët kënaqen teksa shohin një luan deti që kërcen mbi ujë.

Video u kap nga Michael Fujiwara nga Vancouver, i cili tregoi, “Isha ulur dhe po filmoja sesi luani i detit nxirrte dhe fuste kokën nën ujë. Vajza me familjen nisi të ushqente luanin e detit, por duket se kafsha u miqësua me ata më shumë sec duhet dhe ndodhi momenti kur luani në një moment që vajza nuk kishte mendjen e kapi nga fustani dhe e tërhoqi në ujë duke e mbajtur aty. Ishte babai i vajzës që e shpëtoi në kohë”, tha Fujiëara.

Asnjë nuk arrin ta shpjegojë sesi mundi të ndodhë kjo, pasi luanët e detit njihen si krijesa shumë inteligjente dhe të turpshme si natyrë. 

[gallery]22368[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030

Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030