Bebet normalisht nuk mund të qëndrojnë në këmbë para muajit të tetë, por një terapeut dhe profesor i edukatës fizike, Snori Manguson, po arrin që vogëlushët tre muajsh ti rrit para kohe.
 
“Prindërit në fillim janë skeptik. Por, ata habiten kur shohin se çfarë mund të bëjnë fëmijët e tyre”, është shprehur Manguson.
 
Sipas tij e gjithë kjo arrihet me ushtrime dhe forcimin e shtyllës kurrizore.
 
“Bebet ushtrojnë me prindërit e tyre gjatë një kursi 12 javorë”, ka shtuar trajneri i bebeve.
 
Në duart e tij bebet qëndrojnë në këmbë pa kurrfarë problemi për disa sekonda dhe sipas këtij eksperti qëndrimi i tyre në këmbë nuk shkakton kurrfarë problem tek ata.