Guardia di Finanza e Lodit në Lombardi ka arritur të zbulojë e sekuestrojë 520 kilogramë marijuanë, e cila ishte e destinuar për tregun lokal. Gjatë një serie kontrollesh në arteriet kryesore rrugore, një patrullë me veshje civile ka vënë re një kolonë të pazakontë, të përbërë nga dy vetura e një furgon.
Një prej mjeteve ishte i njohur për përfshirje në ambientet kriminale lokale, ndërkohë që kolona ecte me shumë kujdes, duke lënë furgonin të parin, ndërsa dy të tjerat e ndiqnin ngadalë dhe në mënyrë të koordinuar.
Patrulla i ndoqi nga pas makinat, të cilat ndaluan para një lokali në zonën industriale të Muggiò-së, ku hynë tre drejtuesit e tyre.
Një nga policët e GDF iu afrua njërës prej makinave për të parë nga dritaret dhe vuri re që mjeti, pa sediljet e para, ishte i mbushur me marijuanë të paketuar, të mbuluar thjesht me një mbulesë.
Pas rrethimit të lokalit dhe ndalimit të tre drejtuesve të mjeteve u bë kontrolli i imtë i tre mjeteve, në të cilët u gjetën 520 kilogramë marijuanë, me vlerë pesë milionë euro.
Tre drejtuesit u identifikuan si shqiptarë, L.A. 39 vjeç, banues në Treviglio, P.A., 33 vjeç, pa vendqëndrimi fiks, M.F., 28 vjeç, rezident në Cologno al Serio. Të tre u arrestuan dhe u dërguan në burg, në dispozicion të prokurorisë së Monzës.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com