​Tronditet Bayern, Xavi Alonso
e Philip Lahm njoftojnë tërheqjen

​Tronditet Bayern, Xavi Alonso<br />e Philip Lahm njoftojnë tërheqjen
Bayern Munih ka bërë afrime të rëndësishme për të ardhmen, por rrezikon që në fund të këtij sezoni të humbasë dy lojtarë të rëndësishëm, Xabi Alonso e Philippe Lahm.
 
Sipas gazetës Bild, mesfushori spanjoll ka vendosur të tërhiqet në fund të sezonit dhe këtë vendim ua ka bërë të ditur drejtuesve muajin e kaluar, në një takim me ta.
 
Pas tij, Bild shkruan edhe për kapitenin që ka vendosur të tërhiqet. Kontrata e Lahm skadon në fund të sezonit tjetër dhe ai kishte bërë të ditur se nuk do të vazhdonte të luante më pas saj, por me sa duket tërheqja vjen një vit më herët.
 
33-vjeçari e ka shprehur disa herë se dëshiron të largohet kur është ende në formë, siç veproi me largimin nga kombëtarja, vetëm dy ditë pas triumfit në Kupën e Botës, më 2014. Edhe pse mund të mos e kenë pritur mirë, ka shumë mundësi që drejtuesit t’ia plotësojnë dëshirën për anulimin e kontratës një vit para afatit, në shenjë mirënjohjeje për të. Lahm është një nga simbolet e klubit dhe të tifozëve, pasi është nga qyteti i Munihut dhe i rritur në klub. Për të është projektuar posti i drejtorit sportiv.
 
Me sa duket kanë qenë vendimet e këtyre dy lojtarëve që Bayern nxitoi të merrte dy përforcime për sezonin e ardhshën, Sebastian Rudy e Niklas Süle, nga Hoffenheim. I dyti është qendërmbrojtës, ndërsa i pari mund të luajë si në rolin e Alonsos, ashtu edhe në atë të Lahmit.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në