​Trump medalje ekselence nxënësit
shqiptar,i biri i ish-ministrit të Brendshëm

​Trump medalje ekselence nxënësit<br />shqiptar,i biri i ish-ministrit të Brendshëm
Një nxënës shqiptar është dekoruar me medaljen e ekselencës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Dario Toska sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.

Medalja që Dario ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.

Ekselenti me origjinë nga Shqipëria sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.

Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, atësitë komunikatave dhe vetëbesimin.

Dario është djali i ish-ministrit të Brendshëm Igli Toska dhe Valbona Zenelit, vajza e ish-ambasadorit Bashkim Zeneli.

Më poshtë dhe medalja e djaloshit shqiptar, Dario.

medalja e ekselences

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025