Policia greke ka arrestuar pas 14 vitesh një shqiptarë të akuzuar për vrasjen me sëpatë të një biznesmeni grek në Tripoli në vitin 2003.

Pas ngjarjes 35 vjeçari shqiptarë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u arratis.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke “Protothema”, sipas së cilës shqiptari, i cilësuar i rrezikshëm, kishte arritur ti shpëtonte policisë, por u arrestua kur tentoi të kthehej përsëri në Greqi.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje dhe për drogë, u kap në  Kakavijë në anën greke. Gjatë kontrollit të pasaportës u pa që për 35 vjeçarin kishte urdhër arresti nga prokuroria e Delvinaqit, i akuzuar për  vepren  penale  “Vrasje me dashje”, “për të ardhura të fituara nga aktiviteti kriminal” dhe “për  drogë”. 35-vjeçari nga Delvinaqi  do të transferohet për gjykim në Tripoli.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com