​Uji nëpër pishina, gjoba dhe mbyllje
subjekteve që nuk plotësojnë kriteret

​Uji nëpër pishina, gjoba dhe mbyllje<br />subjekteve që nuk plotësojnë kriteret
Me nisjen e sezonit turistik veror, pishinat kthehen në pikat më të frekuentuara nga banorët e Tiranës.
 
Për të shmangur rreziqet që mund të ndodhin, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur kontrollet ndaj 150 subjekteve për të parë nëse i plotësojnë kriteret e lidhura me cilësinë e ujit apo sigurinë e pushuesve.
 
Kryeinspektori Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, tha se problem mbetet mbipopullimi i pishinave apo mungesa e personelit të posaçëm për dhënien e ndihmës. 

"Pishinat të cilat janë të destinuara për publikun të tipit a mbipopullohen harrojnë që në këto pishina çdo 2 metra katrorë duhet të jetë e destinuar vetëm për një individë sigurisht e patolerueshme nga ana jonë duhet te jetë edhe prania e një instruktori të çertifikuar edhe nga federata e notit edhe nga kryqi i kuq" tha Deda.

Deda u shpreh se subjektet që nuk plotësojnë kriteret do të gjobiten ose do të mbylljen, kjo edhe si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve apo sëmundjeve të ndryshme.

"Ka gjoba admistrative por do arrijmë edhe në mbyllje të aktivitetit, por deri sa nuk ka pasur shpërthime epidemike apo aksidente të këtij lloji do të thotë se këto pishina kryejnë aktivitetin e tyre në mënyrë të sigurt" tha Deda.

Me 15 qershor nis faza e dytë e kontrolleve nëpër pishina për të parë respektimin e kushteve të paracaktuara në ligj  gjatë gjithë sezonit turistik. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!