PRISHTINE-Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ndodhet në Kosovë ku ka zhvilluar një konferencë të përbashkët më homologun kosovar, Skënder Hyseni në Prishtinë.

Në fjalën e tij, Tahiri u ndal dhe në tensionet e fundit të Kosovës me Serbinë pas tentativës së futjes së trenit serb në territorin kosovar.
“Theksoj domosdoshmërinë për një dialog konstruktiv në shmangien e të gjitha provokimeve apo ngërçeve të panevojshme që do të dëmtonin jo pak procesin e dialogut – po them, në të ardhmen tonë të përbashkët”.
 
I pyetur sesi i komenton ai flete- arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia, duke përmendur rastin e Ramush Haradinajt, Tahiri u shpreh se;

“Të falënderoj për pyetjen. Ekzekutimi i urdhër-arresteve të lëshuara nga Serbia, dhe është i tepërt, i paligjshëm.
 
Dhe unë ia kam shprehur këtë bindje edhe drejtuesve të Interpolit duke i kërkuar, jo vetëm në rastin e ish-kryeministrit z.Haradinaj, por rishikimin e të gjitha urdhër-arresteve të lëshuar nga Serbia dhe mos-ekzekutimin e tyre në të ardhmen.
 
Kjo mbetet një çështje në diskutim e sipër me INTERPOL-in.
 
Unë kam pasur rastin të diskutoj me të gjithë aktoret ashtu si mbetet një çështje në agjendën tonë edhe anëtarësimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL gjë që do ta bënte shumë më të mundur dhe një zë shumë më të fortë nevojën për zgjidhjen definitive të këtyre çështjeve.
 
Pra unë besoj se nuk është çështje procedurash por mbetet një çështje për t’u adresuar nëpërmjet procedurave në INTERPOL.
 
Është kjo arsyeja pse i kam kërkuar INTERPOLIT të rishikoj dhe të filtrojë dhe të mos konsideroj në vijim çdo urdhër arresti, si bënë edhe në rastin e ish-kryeministrit Haradinaj”.
 
Ndërsa pyetjes, ‘A mendoni që Shqipëria mundet të ndihmojë në dialogun me Serbinë”, ministri i Brendshëm shqiptar tha se, “Nga ana tjetër ne besojmë shumë fortë te dialogu.
 
Ne mbetemi të bindur që gjuha e arsyes është rruga më e mirë, ashtu siç jemi tërësisht të bindur se institucionet e Kosovës janë plotësisht në gjendje për të zhvilluar dhe për të çuar përpara agjendën e dialogut dhe të integrimit të Republikës së Kosovës”.
 
Ndaj jam besim plotë dhe kam besim se nuk ka nevojë për asgjë më shumë se sa besimi ynë te institucionet e Kosovës për procesin e dialogut dhe stabilitetin në rajon.

[gallery]20809[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)