Po, stilistët e famshëm të sjellin pjatën me makarona në një fustan të zi që shumë bukur mund ta vishni dhe për mbrëmje. Apo pomodorinit e famshme të qëndisura në një fustan që sfilon në pasarelën e modës për modën Pranverë 2017.
Bukur vjen dhe ushqimi italian me produkte deti. Peshq që notojnë në një sipërfaqe rozë pastel që rrethon një trup modeleje janë shumë pak në gjithë sfilatën e kushërinjve italianë.
Fytyrat e famshme që prezantuan veshjet pikante ishin shumë, mes tyre dhe Hailey Baldwin dhe Taylor Hill.
Koleksioni i ‘Dolce & Gabbana’ është mirëpritur nga ekspertët e modës. Sipas tyre, koleksioni është frymëzuar nga bukuria fuqia ekzotike të gërshetuara bukur me mitet mesdhetare.
Foto të tjera
Foto të tjera
Foto të tjera
(d.b/Shqiptarja.com)