​Ushqimet që nuk duhen përzier
kurrë me ilaçet

​Ushqimet që nuk duhen përzier<br />kurrë me ilaçet
Ekspertët theksojnë që ka ushqime qe mund të ndikojnë negativisht në efektin dhe absorbimin e ilaçeve.

Disa fruta apo pije mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme. Ndaj kujdes mos ti përzieni bashkë ato me ilaçet.

Nëse merrni disa ilaçe, gjithmonë këshillohuni me mjekun për llojet e ushqimit që mund t’i hani.
 
Ilaçet duhet t'i pini me sasi të mëdha të ujit për të përshpejtuar tretjen dhe absorbimin, por edhe për të reduktuar rrezikun nga krijimi i dhimbjeve në stomak.

Ndërkaq këshillohet që kur pini ilaçe të mos konsumoni këto gjëra paralel

Bananet
 
Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit.
 
Limoni i gjelbër
 
Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall, sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.
 
Alkooli
 
Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj, duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.

Qumështi dhe kalciumi

Produktet e qumështit dhe kalciumit mund të ndikojnë në shpërbërjen e disa antibiotikëve dhe hekurit prandaj duhet shmangur përdorimi i tyre i përbashkët. Kur merrni antacid, duhet të kufizoni kalciumin. Marrja e kalciumit nuk duhet t’i kalojë 1000-1200 mg në ditë.

Qitro
 
Fruti i qitros mund të shkaktojë një bllokim në zorrë të ilaçeve si: ato për uljen e kolesterolit, antidepresantëve, ilaçeve për migrenë, për tensionin, holluesve e gjakut dhe ilaçeve të diabetit.

Lëngu i thanës

Është ilaç natyral për infeksionet e traktit urinar. Lëngu i thanës është i pasur me vitaminat C, K dhe E, si edhe me përqindje të ulët të natriumit dhe yndyrave. Lëngu i thanës ka veprim anti-inflamator, anti-mikrobial dhe diuretik. Megjithatë, thanat përmbajnë materie që mund të forcojnë veprimin e statineve, çka mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Nëse pini ilaçet në bazë të statineve, gjithsesi këshillohuni me mjekun për mënyrën e përdorimit. Statinet shërbejnë për uljen e yndyrave, kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa forcimi i veprimit të tyre mund të jetë i rrezikshëm.
 
Spinaqi

Edhe pse është një nga ushqimet më të shëndetshme, spinaqi mund të reduktojë efikasitetin e ilaçeve kundër mpiksjes së gjakut. Përmban shumë materie ushqyese, duke përfshirë edhe sasi të mëdha të vitaminës K, kalciumit, vitaminës A, vitaminës C, acidit folik, magnezit dhe hekurit. Ekspertët paralajmërojnë që të gjitha ushqimet që janë të pasura me vitaminën K mund të jenë potencialisht të rrezikshme për personat që marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut. Kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë tërësisht nga spinaqi. Hani gjysmën filxhani spinaq 2 deri 3 herë në javë, por mos e teproni.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike