​VD/ Ronaldo shtyn gjyqtarin
pas kartonit të dytë të verdhë

​VD/ Ronaldo shtyn gjyqtarin<br />pas kartonit të dytë të verdhë
Christano Ronaldo është bërë protagonist i një tjetër videoje ku tregon nervat e tij, pasi ka shtyrë gjyqtarin që i vuri kartonin e dytë të verdhë duke e nxjerrë jashtë loje dhe duke i hequr mundësinë për të qënë pjesë e ndeshjes në ndeshjen e kthimit në Bernabeu.
 
Ylli portugez riktheu epërsinë e Realit me një gol të bukur, pas barazimit të Barcelonës me anë të Messit nga penalltia.
 
Në festën e golit, Ronaldie hoqi fanellën dhe për këtë u dënua me karton të verdhë.
 
Gjithashtu në një aksion drejt golit, CR7 u rrëzua në zonë dhe arbitri e ndëshkoi me një tjetër karton të verdhë për simulim.
 
Kjo e nxehu Ronaldon, i cili iu afrua nga prapa gjyqtarit kryesor dhe e shtyu, duke treguar edhe një herë që nervat e tij nuk i kontrollon dot.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë