​Vettingu,Xhafaj:Nëse PD s'voton
vendos populli më 18 Qersho

​Vettingu,Xhafaj:Nëse PD s'voton<br />vendos populli më 18 Qersho
TIRANË-Fatmir Xhafaj garanton se njerëzit e Vettingut do të zgjidhen nga ky parlament brenda qershorit.

Në bashkëbisedimin me gazetarët kryetari i komisionit të Ligjeve që deri pak muaj më parë udhëhoqi Reformën në Drejtësi, nuk fsheh nga ana  e tij shqetësimin për fatin e institucioneve të reja të drejtësisë. 

Konferenca e Xhafaj vjen një ditë pasi dështoi ngritja e komisioneve ad hoc.

Shtatë ditë nga dita e paraqitjes së dosjeve të Avokatit të Popullit hapet procesi dhe mbetet për t’u vlerësuar një afat të mjaftueshëm e të arsyeshëm dhe nga ONM dhe në vlerësimin tim mund të mbarojë në një afat 2 javor, nëse ecet me ritme normale.” 

Sipas Xhafaj, nëse  procesi i Vettingut nuk do të kryhet në kohën e duhur do të krijojë pasoja të drejtëpërdrejta për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
“E kam fjalën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e lartë të Gjyqësorit, sepse këta kanë një afat të limituar nga kushtetuta. Kjo është arsyeja pse konsiderohet tejet i rëndësishëm Vettingu”.

Pavarësisht se nuk ka një mekanizëm zhbllokues në rastin e një bojkoti opozitar, maxhoranca nuk ka ndërmend të ndryshojë ligjin e Vettingut.

Kush nuk merr pjesë ndëshkohet me votë.
Nuk mund të negociohet zbatimi i Kushtetutës, as brenda maxhorancës as brenda opozitës dhe as midis maxhorancës e opozitës. Unë besoj se do të zbatohet. Por për forcat politike që nuk do të përfshihen në këtë natyrisht që do të ketë një gjykim popullor dhe ky gjykim do të jetë më 18 Qershor”.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj nuk sheh asnjë shkelje të Kushtetutës tek rihapja e garës pranë Avokatit të Popullit për njerëzit që do të pastrojnë drejtësinë shqiptare. Sipas tij vendimi i votuar të hënën në Kuvend u bazua tek kodi i procedurave administrative.

Ky kthim është një proçes administrativ dhe ky kthim është bërë për këtë aspekt të këtij procesi, jo për aspektin kushtetues, nëse do ia hiqnim këtë rol Avokatit të Popullit dhe t’ia jepnim një institucioni në këtë fazë të procesit, tjetër atëherë do të kishim devijim nga norma dhe detyrimi kushtetues”.

Por, a quhet Vettingu në pikën 0 dhe përse nuk u rikthye procesi tek presidenti i republikës, por tek Avokati i Popullit?

Kushtetuta i ka parashikuar funksionet dhe kur nuk i ushtron Presidenti dhe Presidenti nuk i ushtroi jo njëherë por dy herë, procesi i kalon Avokatit të Popullit dhe ky është një proçes në kryerje dhe nuk është proçes në plotësim jo nga e para që ti kalonte Presidentit të Republikës”.

Paralelisht me diskutimin për Vettingun në komisione po shqyrtohen ligjet e reformës në drejtësi. Deputetët diskututuan për ligjin e ministrisë së drejtësisë dhe funksionimin e gjykatave administrative.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje