Intervista e një babai zyrtar gjatë një lidhje direkte me Skype për BBC shkon keq për shkak të fëmijëve dhe kthehet në një spektakël të bukur.

Video u  bë hit në internet dhe ka pasur pëlqime e shpërndarje në masë.

E të mendosh që babai ishte duke folur për Korenë e Jugut, cështje serioze që shqetësojnë botën, por befas hapet një derë dhe një vogëlushe me syze as 5 vjec hyn brenda duke bezdisur babain që po intervistohej.

Por pas motrës rend dhe vëllai që nuk është as 1 vjec, me rrethoren që e ndihmon të ecë. Pas tyre vrapon dadoja që mezi arrin t’i mbledhë të dy fëmijët e t’i nxjerrë nga dhoma.
Dhe e gjitha kjo Live.

(d.b/Shqiptarja.com)