​Video/De Biasi nis rimëkëmbjen
e Alavesh, motivon lojtarët

​Video/De Biasi nis rimëkëmbjen<br />e Alavesh, motivon lojtarët
Gianni De Biasi nis rimëkëmbjen e Deportivo Alavesh.

Ish trajneri i Kombëtares ditën e djeshme është prezantuar zyrtarisht në pankinën e Alavesh me objektivin e vetëm mbijetesën në La Liga.

“I rëndësishëm është ekipi,duhet të jemi një lojtarë tifozë dhe të punojmë të gjithë bashkë” deklaroi italiani gjatë prezantimit.

Ndërsa më pas ishte edhe moment i stërvitjes së parë me skuadrën e re dhe De Biasi shihet teksa takon futbollistët dhe u jep atyre kurajo, u rikthyer edhe buzëqeshjen duke përdorur të njëjtën mënyrë motivimi siç bëri edhe tek Shqipëria.

Edhe në fa qen zyrtare të klubit sqarohet se tekniku e ka nisur me shumë dëshirë dhe iluzion këtë aventurë të re shumë të vështirë. Deportivo Alavesh mban vendin e fundit në kampionatin spanjoll ku i ka humbur të gjashta ndeshjet e luajtura deri tani. De

Biasi do të debutojë ndaj Levantes në transfertë ekip që e ka drejtuar para 10 vitesh.Levante-Alavesh do të luhet të shtunën në orën 18:30.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool