Kreu i Kremlinit, i cili ndodhet me pushime në vendpushimin e tij të preferuar në veri të Rusisë, shkoi të  në një manastir të shenjtë, duke ngarë një Mercedes ML të zezë.

Ai doli nga makina dhe i hapi derën pasagjeres së misterëshme, për të cilën mediat ruse spekulojnë se është gruaja e re e Putin.

Në çastin që presidenti rus hap derën, pasagjerja bën me shenjë që ai ta mbyllë sërsih pasi ka kamera që po filmojnë.

I divorcuar nga Lyudmila Putin, ish-zonja e parë ruse dhe nëna e dy vajzave të tij, ai është tepër sekret për jetën e tij private dhe nuk ka pranuar të hedhë dritë mbi ndonjë grua të re në jetën e tij .

Pavarësisht nga mohimet, spekulimet kanë qenë të përhapura për pothuajse një dekadë që ai ka një marrëdhënie me gjimnasten fituese të medaljes së artë olimpikë, Alina Kabaeva, 34 vjeç, me të cilën ndoshta ka disa fëmijë.

Zëdhënësi i Putinit Dimitri Peskov hodhi poshtë spekulimet, duke thënë se pasagjeri ishte anëtar i sigurisë.