​Video të rralla nga ‘97:“Berisha na
bëri atë që s'na bëri as fashizmi”

​Video të rralla nga ‘97:“Berisha na<br />bëri atë që s'na bëri as fashizmi”
Jugu i Shqipërisë në 1997 ishte rajoni i parë i cili nuk iu bind shtetit të asaj kohe, kur president ishte Sali Berisha dhe ku cdo gjë del jashtë kontrollit.

Këto pamje të Associated Press që na kthejnë 20 vite pas në kohë ju njohin me anarkinë që kishte pushtuar Sarandën.

Rrugë të bombarduara, mitraloza, antipredha që kërcisnin në cdo orë të ditës, në sheshe plot me njerëz. Askush nuk i kursente municionet. Fëmijët e pranishëm me rebelët që demonstronin forcën me armë në duar.

Në 6 Mars të vitit 1997, rebelët pushtojnë rrugën kryesore e cila lidhte Delvinën dhe Sarandën. Qëllimi i tyre ishte të ndalonin hyrjen e autoriteteve zyrtare.

Të armatosur qytetarët kanë në dorë cdo gjë, kontrollojnë cdo makinë e cila hynte dhe dilte nga qyteti. Armët dhe tanket ndosheshin kudo në cdo rrugë. Ndërsa lideri i partisë Republikane në këtë zonë shprehet se njerëzit do të luftojnë deri në vdekje nëse presidenti Berisha dërgon trupat e tij. Dhe qytetarët janë gati të luftojnë kundër trupave të Sali Berishës.

Në atë kohë qeveria shqiptare e kishte humbur totalisht kontrollin e saj në qytete si Vlora, Saranda dhe Delvina. Të shtënat në jugun e Shqipërisë ishin shndërruar në normalitet, të dhënat dëshmonin edhe për bombardime nga ana e ushtrisë e cila përpiqet të izolojë rebelet. Më shumë se 300 ushtarë u pozicionuan në Gjirokastër 20 km në very të Sarandës ndërsa gazetarët raportonin se 4 tanqe të armatosur ndodheshin në qytet si shenjë për të treguar forcën dhe për të shuar protestat.
Por cdo gjë ishte jashtë kontrollit, e pamundur që vendi t’i rikthehej rutinës . Burra dhe gra të armatosur në Delvinë protestonin në mbrojtje të liderit të Partisë Republikane në zonë Petrit Hazbi dhe shpreheshin se nuk do t’i dorëzoheshin Berishës

“Ne presim cdo gjë nga Berisha, ai mund të në dërgojë ushtarët e tij, por ne do të luftojmë deri në vdekje, as regjimi fashist nuk ka bërë atë cka Berisha u ka bërë njerëzve të tij” shprehet Hazbiu.

Njëri nga rebelët i rrëfehet Associated Prres se ata kanë mbështetjen e plotë të të gjithë qytetarëve.
“ Apo ju bashkohen të tjerë njerëz” pyet AP.
“ Çdo ditë çdo ditë çdo ditë, të gjithë nga të gjitha qytetet dhe fshatrat. Siç e shihni edhe të vegjlit janë me ne” shprehet rebeli.
Qytetarët në Sarandë kanë marrë në mbrojtje qytetin ndërsa qindra të armatosur ndodhen në port dhe kanë pozicionuar tre tanke,ku nuk mungojnë edhe armët e tjera

rebelet
(Femijet bashke me rebelet e armatosur)

Video/Persona të armatosur i hapin zjarr helikopterit gjerman

Të gjithë e kishin kokën në rrezik. Jo vetëm shqiptarët, por dhe të huajt, që për arsye të ndryshme ndodheshin në Shqipëri në atë kohë.

Viti i Mbrapshtë 1997 është një arkivë e pasur e Associated Press e cila na risjell në kujtese atë periudhë kur Tirana dhe e gjithë Shqipëria ishte e gjunjëzuar para kaosit dhe anarkisë. Në videon e radhës sërish pamjet janë dramatike dhe rrënqethëse teksa sheh një luftë të vërtetë të shtëna, dhe vetëm armë.

Ngjarja në këtë video i përket 14 marsit të 1997, kur burra të armatosur hapin zjarr ndaj një helikopteri gjerman i cili po mundohet të evakuojë civilë në periferi të Tiranës, në Rinas.
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit