​Video: Tërmeti shemb malin
lopët mbeten në mëshirë të fatit

​Video: Tërmeti shemb malin<br />lopët mbeten në mëshirë të fatit
Tërmeti i orëve të fundit në Zelandën e Re ka shkaktuar dëme të mëdha në zonat urbane. Lëkundjet me magnitudë 7.8 kanë shembur dhe male e kodra duke sjellë skena rrënqethëse si kjo këtu. Aq i fuqishëm ka qenë tërmeti sa ka ndarë malin, duke lënë këtë familje lopësh të izoluar në një pjesë të ngritur toke. Si një ishull i vogël bari.


Tërmeti në Zelandën e Re, çahen rrugët e shemben

Një tjetër tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin jugor të Zelandës së Re. Lëkundja u regjistrua në 13:45 me orën lokale, në thellësinë prej 10 km në verilindje të Christchurch, ashtu si tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi të njëjtën zonë pak pas mesnatës.

Epiqendra u shënua në Christchurch, pranë qytetit të Kaikoura që është ndarë përgjysëm nga rrëshqitja e dherave.

Banorët përreth lumit Clarence, një nga më të madhenjtë në Ishullin e Jugut  janë njoftuar për rrezikun që u kanoset. Atyre u është kërkuar të dalin në zona të larta që të shpëtojnë nga ndonjë përmbytje e mundshme.
Lumi ka dalë nga shtrati duke shkaktuar një pritë të madhe kundër rrymës, gjë që sjell rrezik të vazhdueshëm për banorët.

Rrugë nacionale janë shkatërruar pasi asfalti ka kërcyer mbi tokë nga lëkundjet e forta, ndërsa kodra e male kanë rrëshqitur deri ndarë përgjysëm.

Kurse tërmeti i parë i fuqishëm 7.8 ballë i shkallës Rihter që goditi ishullin jugor të Zelandës së Re, u ndoq nga një Tsunam 2 orë më vonë.

Një dallgë 2.5 metra e lartë u regjistrua në Kaikoura, 181 km në veri të Christchurch. Dëri më tani raportohet për të paktën 2 viktima ndërsa zona më e rrezikuar është kryeqyteti Wellington me rreth 400 mijë banorë.

Tërmeti i parë u pasua nga qindra lëkundje të tjera, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

“Gov net”, një projekt i financuar nga qeveria që monitoron tërmetet, paralajmëroi se lëkundjet e tokës mund të vazhdojnë për disa muaj. 

Banorët u paralajmëruan të shmangin udhëtimet në det e të qëndrojnë në zona të larta.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa toka vazhdon të dridhet akoma.

Të tjerë janë mobilizuar në rrjetet sociale për t’u ofruar qytetarëve të prekur një shtrat të sigurt për të kaluar natën. 

Banorët janë të frikësuar dhe qëndrojnë nëpër rrugë, pasi kujtojmë se në vitin 2011 një tërmet me magnitudë 6.3 ballë i cili goditi qytetin Christchurch shkaktoi 185 të vrarë dhe rreth 2000 të plagosur.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois