​VIDEOLAJM / Momenti i tmerrshëm
kur polici brazilian qëllohet në kokë

​VIDEOLAJM / Momenti i tmerrshëm<br />kur polici brazilian qëllohet në kokë
Ky është një moment i tmerrshëm, ku një oficer policie në Brazil është qëlluar në fytyrë pasi trembi me sirenë disa grabitës duke menduar se ishin në ndjekje të tyre.
 
Incidenti është filmuar nga kamera e makinës së policisë dhe është postuar online.
 
Dy policët kishin ngecur në trafik dhe në mënyrë që makinat t’u hapnin rrugën ndezën sirenën e policisë.
 
Por, ajo që nuk dinin këta policë ishte se makina para tyre ishte plot me grabitës.
 
Kur ata dëgjuan sirenën, pandehën se ishin në ndjekje dhe hapën zjarr.
 
Një prej tyre doli nga makina dhe qëlloi në fytyrë një nga dy policët në makinë.
 
Fytyra e policit mbushet në gjak, ndërsa kolegu i tij përpiqet të largojë makinën nga plumbat.
 
Polici i plagosur ndodhet në gjendje kome prej shumë ditësh.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve