​VIDEOLAJM / Polici serb dhunon
gazetarin e "Blic" në Kosovë

​VIDEOLAJM / Polici serb dhunon<br />gazetarin e "Blic" në Kosovë
Gjatë protestës së djeshme të opozitës në Kosovë, policia ka ndërhyrë brutalisht dhe ndaj një gazetari. Bëhet fjalë për Labinot Balaj, që punon për gazetën “Blic” në Kosovë.

Balaj ndonëse nuk kundërshtoi forcat e policisë, pësoi lëndime në kokë nga goditjet e policëve, veprim për të cilin shprehu keqardhje edhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni.
 
Edhe pse një sjellje e tillë ishte e pajustifikueshme, Hyseni tha se vetë gazetarët duhet të jenë më të kujdesshëm gjatë protestave të tilla, kur policia ndërhyn gjerësisht.

Ndërkohë, Lahi Brahimaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar në Facebook se polici, i cili ka rrahur gazetarin është i pakicës serbe.
 
“Dgjojeni mirë videon kur thërret policët e tjerë avamo avamo” shkruan Brahimaj në Facebook.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe