Nga qyteti i Fierit edhe ambasadori amerikan Donald Lu e ka komentuar si krim skandaloz videon e kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.

'Kjo i detyron kryetarët të jenë më të kujdesshëm"-tha Lu në një prononcim të shkurtër për gazetarët në kohën që u prit nga kreu i Bashkisë Armando Subashi.

Menjëherë pas marrjes së vendimit nga Qeveria për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili i cili vetëm një ditë më parë u bë protagonist i një videoskandali seksual, ai është shoqëruar në ambientet e policisë së Dibrës dhe pritet që të ndiqet penalisht për akuzën e "Shpërdorimit të Detyrës".

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)