​Vjedh çantën me 39 kg flori
publikohet video: E njihni?

​Vjedh çantën me 39 kg flori<br />publikohet video: E njihni?
NJU JORK-Kjo video është publikuar nga policia njujorkeze dhe jo pa qëllim. Në pamje shfaqet një grabitës që duhet të identifikohet sepse ka vjedhur një çantë në një kamion të blinduar. Arsyeja se përse policia amerikane është vënë në alarm? Brenda çantës ndodheshin plot 39 kg ar.

Një video shfaqet një burri aziatik që kalon dhe sheh një kamion të hapur. Një çantë pa zot qëndron në rimorkion e kamionit. Burri kalon njëherë, rikthehet dhe pasi sheh rreth e rrotull merr çantën dhe largohet. Teksa rrëmben çantën, burri habitet pak në fillim pasi nuk ia priti mendja që të ishte aq e rëndë. Nuk e dinte ai vlerën e vërtetë të asaj që kishte vjedhur. Me siguri kur e ka hapur çantën do të jetë lumturuar që në të kishte flori me vlerë 1 milion e gjysëm euro.

Policia amerikane është vënë në ndjekje të personit që shfaqet në video dhe shpreson që ta kapë para se të largohet nga shteti. Pamjet janë shpërndarë në mediat amerikane me apelin, “Nëse e shihni, denoncojeni këtë njeri”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike