Finalizohet në Tiranë operacioni “Vjeshta” ku janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe sekuestruar 22 doza heroinë.

Aksioni është bërë pas një hetimi disa mujor, në kuadër të të cilit janë arrestuar në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasit Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike; Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë; Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë;  Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë; Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe  Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në flagrancë, pasi  është bërë e mundur që t’iu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Këta shtetas, e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë; 10 telefona celular dhe 1 motoçikletë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Te arrestuar
1. Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
2. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
3. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.
4. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.
5. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.
6. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
- 10 telefona celular.
- 1 Motorçikletë.

(d.b/Shqiptarja.com)