VLORE- Efektivët e sektorit të Policisë Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë prangosur një Oficer kredie në Himarë, pasi ka marrë një kredi në emër të një shtetase që nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.
Dolor Kutulla, 58 vjeç dhe banues në Himarë ka përfituar nga detyra e tij si Oficer kredie duke marrë një kredi, në shumën e 3 milionë lekëve, në emër të shtetases me inicialet E. Z. Kutulla është vënë në pranga për veprën penale “Mashtrim me kredi”, pasi kredia është marrë pa leje dhe në errësirë të plotë ndaj shtetases E.Z.
Vetë kjo e fundit është vënë në dijeni të këtij mashtrimi në momentin kur ka aplikuar për të marrë kredi në një bankë tjetër, ku ka rezultuar që ishte me kohë kredimarrëse dhe se nuk kishte shlyer një kredi të mëparshme.
/Shqiptarja.com