​Volejboll/ Partizani 'kampion
dimri', nuk e mposht askush

​Volejboll/ Partizani 'kampion<br />dimri', nuk e mposht askush
TIRANE-Një derbi dramatik dhe fundi i buzëqesh sërish Partizanit të trajnerit, Ylli Tomorri. Kryesfida që çeli javën e 8-të në volejbollin e meshkujve Partizani-Farka Volej “anuloi” acarin në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, duke dhuruar spektakël për plot 2 orë, ndonëse jo me set final.

Të kuqtë rikonfirmohen në krye të tabelës me fitoren e 7-të radhazi 3-1 dhe tashmë merr “arratinë” me +6 pikë ndaj Farka Volej, njëherësh shpallen kampionë të dimrit.

Shtatë ndeshje, shtatë fitore radhazi, 21 sete të fituara dhe vetëm dy të humbura. Dhe në total 21 pikë të plota.
Kaq mjafton për të vërtetuar dhe një herë faktin se të kuqtë kryeqytetas të trajnerit Ylli Tomori e kanë nisur mbarë këtë sezon dhe janë pretendent kryesor për titull e “kampionëve” të rrjetës.

Seti i parë do të nisi mirë për ekipin mik i cili arrin të fitojë ne shifrat 25-22. E duket sikur kjo ndeshje është për Farka Volejin, e cila në setin e dytë ka kryesuar deri në 11-12. Por Partizani përmbys në 16-13, 19-17, 22-20 dhe fiton setin e dytë 25-21. Edhe i treti ka qenë i rrufeshëm teksa të kuqtë fitojnë 25-14.

Seti i katërt nis me avantazhin e të kuqve që shkojnë 8-7, 14-14 dhe pastaj 15-17 e 18-20 për Farka Volej. Sidoqoftë, në rezultatin 22-23 ka ardhur një përsëritje e Shehut, edhe pse Zenullari e kishte krahun për nga Partizani. Përtej këtyre vendimeve të gjyqtarit, të cilat janë të pakundërshtueshme, Partizani ka gjetur forcën për të barazuar 24-24. Dhe pastaj kanë ardhur dy pikët e triumfit. 26-24 dhe në fund 3-1 për të kuqtë.

Sigurisht që fitoren e ka bërë më të bukur dhe fakti i një përmbysjeje, ndërsa Arbër Troka është lojtari më i mirë i tyre. Pa harruar këtu shpërthimet e Qerraxhijas dhe Konos, apo Kristi Martiros.

E kësisoj skuadra që pati nën organizim Ervin Çalin ka ditur të triumfojë edhe atëherë kur është dukur më shumë se sa e vështirë. Megjithëse Farka Volej mbështetur fort tek Koçi, por dhe tek Bajrami, Mimani e Metani, ndërsa Qepa vijon të hyjë me vonesë në lojë, e ka nisur mirë ndeshjen.

E më pas është fikur në mënyrë të pakuptimtë. Megjithatë mbetet një rival i denjë për Partizanin e Ylli Tomorit dhe, mbase, me një shans të dytë, mund t’i hapë më tepër punë të kuqve. Sidoqoftë, ky sezon premton.

(k.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve