Shpërndarja e dëftesave për nxënësit që kanë përfunduar vitin akademik 2016 – 2017 do të nisë nga dita e hënë.
Burime pranë Ministrisë së Arsimit konfirmojnë se afati përfundimtar i ankimeve për këtë procedurë ka përfunduar dhe që sot ka nisur prodhimi i dëftesave. Ky proces nuk do të cenojë maturantët që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit.
Shpërndarja e dëftesave për nxënësit që kanë përfunduar vitin akademik 2016 – 2017 do të nisë nga dita e hënë. Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit sqarojnë se kjo është një vonesë për shkak të një procedure administrative që ndodh në Ministrinë e Arsimit për blerjen e tyre, por procedura e prokurimit ka përfunduar. Burimet thonë se që sot ka nisur prodhimi i dëftesave dhe do t’ju shpërndahet nxënësve brenda javës së ardhshme.
Nga ana tjetër Këshilltari i Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ndriçim Mehmeti, shprehet se shpërndarja e dëftesave duhet të ishte mbyllur në muajin qershor.
“Brenda javës tjetër pritet që çdo maturant të jetë pajisur me dëftesa pasi janë njohur edhe me rezultatet e provimeve të maturës, çka nuk do të cenojë ata që duan të aplikojnë për studime jashtë vendit”, është shprehur Mehmeti.
(D.T/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO