FIER-I fashuar dhe duke çaluar, Ari Alinani i është drejtuar sot në mesditë sallës së gjyqit në Fier ku mësoi masën e sigurisë 'arrest me burg' që trupi gjykues caktoi ndaj tij.

Alinani është personi që ndodhej në makinë me Nelgert Pata, në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi. 

Ari Alinani nën masa të forta sigurie ka hyrë në Gjykatë ndërsa vihet re nga video e Report Tv, krahu i fashuar dhe ecja e tij duke çaluar.

“Nuk kam njohur asnjë nga atentatorët. Nuk pashë asgjë, sepse isha i plagosur dhe me gjak”. Kështu ka deklaruar para gjykatës së Fierit  Alinani.

39-vjeçari nga Delvina ka deklaruar para gjykatës së nuk mban mend asgjë dhe së në fillim kishte tentuar të fshehej duke ulur kokën, por pastaj nga frika ka ikur me vrap.

Ari Alinani akuzohet për pengimin e zbardhjes së vërtetës në atentatin ku mbeti i vrarë shoku i tij Nelgert Pata. 

Ari Alinani u arrestua pak ditë pas atentatit, pasi dëshmitë e tij në polici ishin kontradiktore. Ai mohoi ti ketë parë atentatorët, por prokuroria nuk beson në deklaratën e tij.
Megjithëse ishtë në makinë me Nelgert Patën, Alinani ka deklaruar se nuk e njihte atë, por vetëm ka qenë shofer i tij.

Ndërkohë deri më tani rezulton i zhdukur xhupi i 39-vjeçarit dhe dy telefonat e tij.