FIER-Detaje të reja zbulohen çdo orë nga momenti kur u ekzekutua në pritë Nelgert Pata, 34 vjeç.

Ari Alinani, drejtuesi i mjetit që mbeti i plagosur në atentatin e 20 Nëntorit ku u ekzekutua Nelgert Pata, ka shkuar vetë në këmbë drejt spitalit rajonal të Fierit.

Mësohet se 39-vjeçari është gjetur i plagosur nga mjekët në hyrje të spitalit, ku ishte drejtuar për të mjekuar plagët e marra.

Ai ka ecur për rreth 400 metra në këmbë nga vendi ku ndodhi atentati deri në spitalin e Fierit.

Ndërkohë mësohet se sot Alinari ka dalë nga spitali i Fierit ku për 3 ditë mori mjekim për plagët që kishte në trup dhe është dërguar në komisariat.

Ari Alinari kërkoi të flasë në praninë e një avokati.

Ari Alinani nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar disa herë për vjedhje me armë dhe dhunë.

Nelgert Pata njihej si rival me grupin e Elton Çiços edhe ky i vrarë më 1 Maj në Tiranë në zonën e Bllokut.

Pas vrasjes së Çiços, Nelgert Patës i ishin bërë dy atentate të tjera, në gusht dhe në nëntor. I treti rezultoi fatal për të. Autorët i zunë pritë dhe e vranë 100 metra nga hoteli ku ai fshihej në rrugën Fier-Seman. Makina e autorëve u gjet e djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes.

Në momentin e ekzekutimit ai udhëtonte me një “Volsvagen Passat”.
Personi që drejtonte mjetin, dhe që mbeti i plagosur lehtë, ka deklaruar se ishte i punësuar si shofer i Nelgert Patës. Por hetuesit kanë dyshime edhe mbi vertetësinë e dëshmive të tij ndaj dhe i kanë vendosur prangat.

Dyshohet se Nelgert Pata ditën që u ekzekutua po përgatitej të kryente të kryrnte vrasje, pasi në makinë iu gjetën kallashnikovë.

(d.b/Shqiptarja.com)