Indrit Shaqja është ekstraduar nga Madridi për në Tiranë pasi rezulton person i shpallur në kërkim për vjedhje me pasojë vdekjen. 42-vjeçari banues në Shijak akuzohet se është i përfshirë në ngjarjen në Spitallë të Durrësit ku gjatë një grabitje u vranë dy të moshuara. Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 2014, ku Shaqja në bashkëpunim me shtetasit Velson Elmazi, 29 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar dhe shtetasi Artur Kaçanolli, 29 vjeç, banues në Shijak, gjithashtu i arrestuar. Të tre këtë persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin hynë në banesën e shtetaseve Gj.V. dhe E.V. për të vjedhur dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tyre. Për pasojë dy të moshuarat mbetën të vdekura.
Shaqja u arrestua në Barcelonë në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. 42-vjeçari katër ditë pas ngjarjes së rëndë u largua në mënyrë klandestine në Greqia e më pas në Spanjë, ku edhe u bë e mundur arrestimi i tij. Ndërsa më 19 shtator u bë i mundur arrestimi i dy autorëve të tjerë të ngjarjes 28-vjeçarit Velson Elmazi nga Elbasani, dhe 28-vjeçarit Artur Kaçanolli nga Shijaku.
Këta shtetas dyshohet se bashkëpunim me njëri-tjetrin më datë 2 shtator kanë hyrë në banesën e dy kunatave, të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kanë hasur kundërshtinë e të moshuarave dhe për këtë ata kanë nisur t'i torturojnë deri në vdekje viktimat, të cilat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO