​Vuçiç:Kosova në OKB? S'ka asgjë
ata veç sorollaten korridoreve

​Vuçiç:Kosova në OKB? S'ka asgjë<br />ata veç sorollaten korridoreve
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se “nuk ka asgjë të re rreth anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

“Jam pothuajse i sigurt se rreth anëtarësimit të tyre në OKB nuk ka asgjë, nëse ne nuk do të arrijmë një marrëveshje, dhe kjo nuk mund të arrihet në qoftë se dikush mendon se Serbia duhet të humbas gjithçka, dhe se shqiptarët duhet të marrin gjithçka”, ka thënë Vuçiç .

Ai tha se përfaqësuesit e Prishtinës kanë marrë leje të përkohshme për të hyrë në ndërtesë gjatë takimit të OKB-së të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Pesëqind herë deri tani e kanë anëtarësuar Kosovën në OKB, dhe ata vazhdojnë të sorollaten korridoreve. Ne do të bëjmë punën tonë dhe unë nuk do të vë bast për ata”, ka shtuar Vuçiç.

“Nuk ka asgjë për këtë punë, ata po e bëjnë këtë për shkak të rrethanave të tyre të brendshme”, ka thënë tutje presidenti serb”/telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot