​Zbuloni nëpërmjet shenjës tuaj të
horoskopit. Jeni ëngjëll apo djall?

​Zbuloni nëpërmjet shenjës tuaj të<br />horoskopit. Jeni ëngjëll apo djall?
Astrologët sjellin një tjetër parashikim në lidhje me atë çfarë jeni, ëngjëll apo djall, bazuar në shenjën tuaj të horoskpit.

Një shprehje e vjetër thotë se, “edhe ëngjëlli edhe djalli, janë brenda tek i gjalli”, prandaj merreni me sportivitet dhe argëtohumi me këto parashikime.
 
Dashi
Dashi është biri i Marsit dhe të lindurit e kësaj shenje zemërohen lehtësisht për një pasion, për një ide dhe në çast shndërrohen në djaj, edhe pse mund të kenë zemër të madhe.
 
Demi
Kjo shenjë përfaqëson Nënën Tokë, por dominohet nga Venusi. Ndaj Demi është një shenjë ëngjëllore, plot sensualitet dhe harmoni.
 
Binjakët
Kjo shenjë është padyshim një ëngjëll, e udhëhequr nga Mërkuri. Në këtë shenjë bashkëjetojnë forca pozitive dhe negative. Zgjedhja varet nga dashuria.
 
Gaforrja
Shenjë është e dominuar nga Hëna, e sigurisht personat e kësaj shenje janë ëngjëj që përcjellin shumë ndjeshmëri dhe ngrohtësi.
 
Luani
Personi i kësaj shenje ndihet si Zot, e mbi këtë nuk pranon diskutime. Nuk ka dyshim mbi faktin se të lindurit në këtë shenjë janë djaj.
 
Virgjëresha
Një ëngjëll, një person shumë altruist, i përqëndruar në punë dhe veçanërisht ndaj familjes.
 
 
Peshorja
Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një ëngjëll. Të lindur në këtë shenjë janë të dominuarit kryesorë nga Venusi, që u dhuron sensin e ekuilibrit. Personat e kësaj shenje përballen me jetën me shumë sharm dhe diplomaci të lindur.
 
Akrepi
Është një shenjë djallëzore, e dominuar nga Marsi. Personi që i përket kësaj shenje të horoskopit nuk humb rast për të sulmuar armikun e parë.
 
Shigjetari
Shenjë është e udhëhequr nga Jupiteri. Personi që i përket kësaj shenje është një djall. Edhe pse ka ndjenja fisnike brenda vetes, sërish natyra instiktive është ajo që del fitimtare.
 
Bricjapi
Shenjë e dominuar nga Saturni ecën me llogari në jetë dhe cilësohet si një shenjë imorale, e gatshme për të bërë gjithçka vetëm që të arrijë objektivat. Nuk ka asnjë dyshim që kemi të bëjmë me një djall të vërtetë.
 
Ujori
Kemi të bëjmë me një ëngjëll të udhëhequr nga Urani. Një shenjë shpirtërore dhe pak me “kokën në re”, por e aftë të përballojë jetën me lehtësi dhe gëzim.
 
Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqëve janë ëngjëj. Elementi kryesor i kësaj shenje është uji, origjina dhe vazhdimësia e jetës.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv